Sport

Shqipëria pëson një “goditje” para Letonisë, Kombëtares do t'i mungojë kapiteni...

Për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, në ndeshjen e radhës në Riga, Kombëtares shqiptare do t’i mungojë mbrojtësi i qendrës…

8 Qershor 2025, 04:27 Nga DOSJA
Shqipëria pëson një “goditje” para Letonisë,

TIRANE - Gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 në Grupi K, e cila u mbyll në barazim 0-0, Kombëtarja jonë kuqezi ka marrë një lajm të keq. Fjala është për kapitenin Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës është ndëshkuar në minutën e 19-të me karton të verdhë. Pikërisht ky karton bën që Gjimshiti të mungojë në duelin e radhës me Letoninë, e planifikuar për pas 3 ditësh në transfertë.

Pritet me interes për të mësuar se kujt do t’ia besojë vendin e titullarit në Kombëtaren kuqezi trajneri Sylvinho në takimin pasues, pasi pesha e kapitenit tonë nuk është e pakët.

B.T (Dosja.al)     

Sondazh

Poll