Sport

Hysaj: “Kemi luajtur shumë mirë, por mungesa e golit na penalizoi”...

“Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i forte”.

8 Qershor 2025, 03:52 Nga DOSJA
Hysaj: “Kemi luajtur shumë mirë, por mungesa e golit na

TIRANE - Mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë, në dueli ndaj Serbisë që u mbyll në barazim 0-0. Në prononcimin e dhënë pas sfidës për mikrofonin e “Supersport”, mbrojtësi shkodran deklaroi:  

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi luajtur shumë mirë. Mungesa e 3 pikëve na penalizon. Duhet t’i marrim gjërat më të mira dhe të ecim përpara.  

Kam filluar shumë herët futbollin dhe duket sikur po plakem. E kishim ndjesinë që do ta fitonim ndeshjen sot. Kemi bërë shumë ndeshje, si kjo sot.  

Trajneri më tha që të rija më mbrapa. Kjo ishte këshilla e tij. Broja ka shpejtësi të madhe dhe fizikisht është i fortë. Kemi pasur raste për të fituar ndeshje, ky është problemi.  

Ata kishin më frikë se ne për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë korne, lojë nuk zhvilluan shumë. Këto janë ndeshje që duhet t’i luajë ai që i ndjen. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin”, u shpreh Hysaj.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll