Sport

Kapiteni Gjimshiti: “Barazimi, keqardhja më e madhe e mbrëmjes”...

“Kishte shumë presion, jam i lumtur për të gjithë djemtë, në fushë dhe në pankinë”

8 Qershor 2025, 04:00 Nga DOSJA
Kapiteni Gjimshiti: “Barazimi, keqardhja më e madhe e

TIRANE - “Barazimi, keqardhja më e madhe e mbrëmjes”. Kështu e ka nisur komentin e tij, kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin për atë barazim 0-0 të arritur përballë Serbisë në “Air Albania”.

“Me ndeshjen që kemi zhvilluar jam i lumtur, por dhe i mërzitur se me atë penallti, nëse do bëhej gol ndeshja mund të nbaronte 2-0 apo 3-0 për ne.

Të gjithë çunat kanë dhënë shpirtin në fushë. Është ekipi gjithmonë i pari, nëse ai ecën mirë do ecësh edhe individualisht. Sigurisht që edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, por duhet të respektosh taktikën që vendoset. Ne kemi lojtarë me cilësi në sulm.

Kishte shumë presion, jam i lumtur për të gjithë djemtë, në fushë dhe në pankinë, sepse vetëm kështu shkon përpara”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll