Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, banorët e zonës njoftojnë policinë

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një person i pastreh dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

7 Qershor 2025, 14:25 Nga M.B
Gjendet një person i pajetë në Tiranë, banorët e
Foto ilustruese

TIRANA- Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.  Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një person i pastreh dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Gjithashtu mësohet se banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetes dhe identifikimin e tij.

 

 

 

tirana

Sondazh

Poll