Aktualitet

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje! Zjarrvënësin do e gjejë…

Atë mëngjes, fshati dukej i boshatisur, shtëpitë me dyer e dritare të mbyllura, ndërsa grupi i xhirimit u afrua pranë zonës problematike. Menjëherë pas tyre, një fadromë dhe një zjarrfikëse mbërrijnë në zonë. Flakët kishin dalë jashtë kontrollit, pasi veç kallamishteve aty pranë nuk kishin kursyer as qëniet e gjalla që janë në habitatin e tyre.

6 Qershor 2025, 21:15 Nga M.B
Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë
Foto nga emisioni

SHIJAK- Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat“ mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situatë thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjithë mbrëmjen, deri të nesërmen. Dhe sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të tmerruar nga një natë më parë.

“Gjithë natën na mbyti tymi, nuk rrihej. U mbulua gjithë zona komplet si mjegull. Nuk ka bërë vahki ndonjëherë. Ne jemi në shtëpi dy pleq të moshuar, nuk e durojmë dot erën e keqe, na merret fryma, më keq s’ka ku të shkojë”, tha një zotëri që kalon aty pranë.

“E kanë bërë mirë se na kanë tymosur gjithë natën me erë të mirë. Më keq s‘ka ku të shkojë, me dyer dhe dritare mbyllur, shumë keq. Tymi mbulloi gjithë zonën. Tmerr ka qenë, mbrëmë dhe sot në mëngjes”, u shpreh një burrë rreth të 50-ave duke punuar tokën.

“Po ku je moj nënë, ku je more?! Shumë keq. Thanë çfarë janë këto që po digjen?! Kiamet, keq shumë. Aty e kam shtëpinë, nuk hapnim dot dyert. U mbush me tym, erë e keqe”, u ankua një grua e moshuar.

Atë mëngjes, fshati dukej i boshatisur, shtëpitë me dyer e dritare të mbyllura, ndërsa grupi i xhirimit u afrua pranë zonës problematike. Menjëherë pas tyre, një fadromë dhe një zjarrfikëse mbërrijnë në zonë. Flakët kishin dalë jashtë kontrollit, pasi veç kallamishteve aty pranë nuk kishin kursyer as qëniet e gjalla që janë në habitatin e tyre. Perimetri i përfshirë nga flakët është i madh. Nga njëra anë aplikohej procesi i kapsulimit, hedhja e dheut për të mbytur flakët, ndërsa nga ana tjetër efektivët bënin ç’të munden me vetëm një zorrë uji, ndërsa tymi sa vinte dhe bëhet më i dendur, duke mbuluar sërish të gjithë zonën përreth. Minutat kalonin. Situata nuk përmirësohej. Flakët ishin aktive dhe tymi vijonte të mbulonte zonën.

Anës rezervatit eskavatori gërryente tokën, kamionët mbusheshin me dhe të njomë për ta hedhur më pas mbi mbetje. Edhe fadroma bënte të njejtën gjë duke gërryer terrenin. Në disa grumbuj plehrash flakët ishin ende aktive, ndërsa efektivët ndaluan punën pas shumë minutave luftë me vatrën më të rrezikshme të zjarrit. Gjatë minutave që grupi i xhirimit ishte prezent në vend-grumbullimin e mbetjeve në Hardhishtë, veç punonjësve të bashkisë dhe firmës së kontraktuar për pastrimin e qytetit si dhe zjarrfikësve, nuk u paraqit asnjë përfaqësues i IKMT-së për të bërë vëzhgimin në terren, apo punonjës të Policisë dhe Prokurorisë, për të mbajtur një proces-verbal lidhur me situatën. Por kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana nuk vonoi të reagonte, duke shpikur zjarrvënës imagjinarë nga partitë kundërshtare. Përtej ironisë. Disa pyetjeve i duhen dhënë përgjigje.

Si mundet një kryetar bashkie, të dalë në konkluzione dhe ekspertizë të shkaqeve të zjarrit, vetëm pak orë nga nisja e tij, ndërkohë që në terren veç zjarrfikësve nuk kishte prezencë të asnjë institucioni përgjegjës për ekspertizë?

Ndaj gazetari Freard Rista pati një tjetër përballje me të, sapo ai zbriti nga makina Range Rover. Arbana jo vetëm që nuk mori përgjegjësitë që i takonin, jo vetëm që nuk kërkoi falje publike pas gjithçkaje të vërtetuar puntatë pas puntate, por i qendroi stoik bindjes së tij që nuk ka gënjyer. Madje deklaroi se nuk do të jepte më asnjë përgjigje, veç atyre zyrtare me shkrim./ Piranjat

shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Qershor 2025, 18:14 M.B

Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram

Foto ilustruese TIRANA- Faqja zyrtare e emisionit investigativ "Piranjat" në Instagram është sulmuar. Vetë stafi i emisionit b&eum...