Aktualitet

Dyshime për një aksident në aksin Bulqizë-Peshkopi, gjendet pas 2 ditësh me shenja jete drejtuesi i automjetit

Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët e zonës.

6 Qershor 2025, 18:08 Nga M.B
Dyshime për një aksident në aksin Bulqizë-Peshkopi, gjendet
Foto nga vendi i ngjarjes

BULQZIA- Një "mrekulli" mund të cilësohet rasti i një 35-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët.

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Paraprakisht mendohet se i riu ka pësuar aksident 2 ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit është me origjinë nga Maqellara dhe ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët.

bulqiza

Sondazh

Poll