Aktualitet

I riu u gjet me shenja jete brenda automjetit pranë lumit, Policia: Ishte shpallur në kërkim pasi familja njoftoi zhdukjen

Në njoftim thuhet se sot shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

6 Qershor 2025, 19:35 Nga M.B
I riu u gjet me shenja jete brenda automjetit pranë lumit, Policia: Ishte
Foto nga vendi i ngjarjes

BULQIZA- Policia në Bulqizë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin e një të riu i cili u gjet me shenja jete brenda automjetit pranë lumit. Në njoftim thuhet se sot shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Gjithashtu Policia thotë se menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar me inicialet I.N., i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. Po ashtu bëhet me dije se 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Njoftimi:

Bulqizë/informacion paraprak

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

 

 

 

 

bulqiza

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Qershor 2025, 18:14 M.B

Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram

Foto ilustruese TIRANA- Faqja zyrtare e emisionit investigativ "Piranjat" në Instagram është sulmuar. Vetë stafi i emisionit b&eum...