Aktualitet

Dyshohet se u përplas dhe u shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar

Mediat italiane shkruajnë se rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës, por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.

6 Qershor 2025, 19:44 Nga M.B

 

Dyshohet se u përplas dhe u shtyp nga traktori në punë, humb
Foto ilustruese

ITALIA- Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s. Mediat italiane shkruajnë se rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës, por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.

Ndërkohë, dinamika e aksidentit është ende për t'u sqaruar, por sipas hetuesve, shqiptari mund të jetë përplasur dhe shtypur për vdekje nga një traktor. Ndihma e shpejtë mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vendngjarje ndodheshin edhe inspektorët e sigurisë në punë dhe karabinierët, të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se traktori është sekuestruar për hetime të mëtejshme.

italia

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Qershor 2025, 18:14 M.B

Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram

Foto ilustruese TIRANA- Faqja zyrtare e emisionit investigativ "Piranjat" në Instagram është sulmuar. Vetë stafi i emisionit b&eum...