Aktualitet

Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram

Vetë stafi i emisionit bën me dije me anë të një postimi në Facebook se ditën e sotme faqja e Piranjave në Instagram është përballur me probleme, duke nisur që me videon e denoncimit ndaj skandalit të keqmenaxhimit të plehrave në Bashkinë e Shijakut e deri tek abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë Tiranë.

6 Qershor 2025, 18:14 Nga M.B
Sulmohet faqja e "Piranjave" në Instagram
Foto ilustruese

TIRANA- Faqja zyrtare e emisionit investigativ "Piranjat" në Instagram është sulmuar. Vetë stafi i emisionit bën me dije me anë të një postimi në Facebook se ditën e sotme faqja e Piranjave në Instagram është përballur me probleme, duke nisur që me videon e denoncimit ndaj skandalit të keqmenaxhimit të plehrave në Bashkinë e Shijakut e deri tek abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë Tiranë.

Në postim thuhet se nuk dihet origjina e saktë e këtij problemi dhe të sulmeve ndaj faqes, por shtohet se ekspertët po punojnë për ta përcaktuar. Stafi siguron ndjekësit se mund t’i shohin videot me audio të rregullt në Facebook dhe Tiktok.

Postimi në Facebook:

Në ditën e sotme faqja e Piranjave në Instagram është përballur me probleme, duke nisur që me videon e denoncimit ndaj skandalit të keqmenaxhimit të plehrave në Bashkinë e Shijakut e deri tek abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë Tiranë.

Ne nuk e dimë origjinën e saktë të këtij problemi dhe të sulmeve ndaj faqes sonë, ekspertët po punojnë për ta përcaktuar.
Ndjekësit tanë i sigurojmë se mund t’i shohin videot tona me audio të rregullt në Facebook dhe Tiktok. Po ashtu mund të na ndiqni sonte në 20:44 live në Syri TV, mbi abuzimet në Bashkinë Tiranë si dhe atë të Shijakut.

piranjat

Sondazh

Poll