Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, nuk ka të lënduar, dyshimet e para

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë lënia ndezur e një prej pajisjeve elektroshtëpiake. Zjarrfikësja dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë.

6 Qershor 2025, 10:31 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, nuk ka
Foto

VLORË- Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në Vlorë. Zjarri ka rënë në një banesë në lagjen "Pavarësia". Raportohet se në banesë jeton vetëm një i moshuar.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë lënia ndezur e një prej pajisjeve elektroshtëpiake. Zjarrfikësja dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll