Aktualitet

Sot Kurban Bajrami/ Nga Shkodra në Sarandë, ja si i nisën festimet besimtarët myslimanë (FOTO)

Në Vlorë besimtarët myslimanë e nisën ditën në orën 06:30 me lexim të Kuranit dhe më pas me ligjërata dhe në orën 7:00 me faljen.

6 Qershor 2025, 09:03 Nga N.F
Sot Kurban Bajrami/ Nga Shkodra në Sarandë, ja si i nisën
Foto

TIRANË- Qindra besimtarë myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurban Bajramin. Festa ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm ku besimtarë në qytetet ku jetojnë kanë falur namazin. Në qytetin e Lushnjës falja u zhvillua në sheshin kryesor të qytetit.

Faljen e drejtoi Myftiu i xhamisë së Lushnjës, Gramos Blliku i cili bëri thirrje për paqe begati për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Gjatë fjalës së tij teksa fliste për paqen e popullit palestinez Myftiu u përlot.

Në Vlorë besimtarët myslimanë e nisën ditën në orën 06:30 me lexim të Kuranit dhe më pas me ligjërata dhe në orën 7:00 me faljen. Me qindra besimtarë kanë qenë të pranishëm e ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit Vlorë, për shkak se xhamia e Vlorës është e mbyllur që pas përmbytjes.

Ceremonia është drejtuar nga Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili ka uruar besimtarët në këtë ditë duke dhënë dhe mesazh për paqe kudo në botë: Mos të ketë luftë, mos të ketë vrasje të fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm.

Besimtarë të shumtë janë mbledhur në sheshin para xhamisë në Sarandë për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam. Myftiu i Sarandës, Bledar Mullaj, uroi gjithë besimtarët për paqe, harmoni dhe mirësi në familjet e tyre. Edhe në Shkodër, besimtarët myslimanë kanë festuar festën e Kurban Bajramit.

Zëvendës myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, u ndal për të folur për fenomenin e largimit të shqiptarëve. Ai tha se po lënë prindërit të gjallë dhe i gjejnë të vdekur.Falja e namazit të Kurban Bajramit u organizua në sheshin pranë xhaminë Ebu Bekër në qytetin e Shkodrës.

kurban bajrami

Sondazh

Poll