Aktualitet

VIDEO/ 3 'skiferët' shqiptarë humbën jetën gjatë arratisjes, pamjet nga vendngjarja, makina shkrumbohet nga flakët

Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm.

6 Qershor 2025, 10:13 Nga I.A
VIDEO/ 3 'skiferët' shqiptarë humbën jetën
Pamjet

SPANJË- Pamjet nga vdekja e tre shqiptarëve janë bërë publike nga mediat spanjolle ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku gjithsej kanë humbur jetën 4 persona mes tyre dhe 3 shqiptarë. Shqiptarët humbën jetën pas një aksidenti teksa policia po i ndiqte ata teksa tentuan të arratisen.

Viktimat janë një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare. Ata humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve.

 

Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre. Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm. Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në ndjekje të tyre.

Gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos. Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.

vdesin 3 shqiptare ne spanje

Sondazh

Poll