Aktualitet

Zbulohet parcela me 223 fidanë kanabis, në pranga 24-vjeçari në Fier, policia asgjëson drogën nëpërmjet djegies

Parcela u zbulua në vendin e quajtur "Kodra e dafinave".

6 Qershor 2025, 10:13 Nga N.F
Zbulohet parcela me 223 fidanë kanabis, në pranga 24-vjeçari
Fier

FIER- Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi u zbulua një parcelë më 223 fidanë kanabis në fshatin Gjorgoz. Parcela u zbulua në vendin e quajtur "Kodra e dafinave".

I riu është identifikuar me inicialet R.M. Policia i ka asgjesuar fidanët nëpërmjet degies. Gjithashtu polciia gjeti dhe asgjësoi 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në Portëz. Vijon puna për identifikimin, kapjen e autorit ose autorëtve.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”. Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.

Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Cakran. Fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën dhe asgjësuan 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në territorin e njësisë administrative Portëz. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

droge ne fier

Sondazh

Poll