Politike

Ministri italian i Mbrojtjes takohet me Pirro Vengun/ Në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Në fokus të bisedës ishin veçanërisht industria e mbrojtjes dhe siguria rajonale.

5 Qershor 2025, 16:09 Nga E. D
Ministri italian i Mbrojtjes takohet me Pirro Vengun/ Në fokus forcimi i
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto dhe Pirro Vengu

ITALI- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka zhvilluar një takim me homologun shqiptar, Pirro Vengu, ku diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. Në fokus të bisedës ishin veçanërisht industria e mbrojtjes dhe siguria rajonale.

"Me kolegun tim shqiptar Pirro Vengu, bisedë e përzemërt mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, me vëmendje të veçantë në industrinë e mbrojtjes dhe sektorin e sigurisë rajonale. Dëshirë e përbashkët për të forcuar një bashkëpunim tashmë të fortë, thelbësor për t'u përballur së bashku me sfidat globale," tha Guido Crosetto, ministri italian i Mbrojtjes.

pirro vengu guido crosetto

Sondazh

Poll