Politike

Zgjedhjet parlamentare/ KAS vendos hapjen e kutive të qarkut të Tiranës, do rinumërohen votat për partitë dhe kandidatët

Data e fillimit të këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë.

5 Qershor 2025, 13:10 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare/ KAS vendos hapjen e kutive të qarkut të
seanca

TIRANË- Kutitë e votimit në qarkun e Tiranës do të hapen dhe votat për partitë dhe kandidatët do të rinumërohen. Vendimi u njoftua në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve. 

KAS bëri me dije se rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Por sipas Kodit Zgjedhor dy anëtarët e PD-së, Elvis Çefa dhe Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.

Ndërkohë data e fillimit të këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.48, datë 29.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me objekt:

“1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1326, date 24.05.2025, të KSHZ "Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 1 maj 2025".

2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku - Tiranë.

3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar persëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë.

kas zgjedhjet ne qarkun tirane

Sondazh

Poll