5 Qershor 2025, 15:13
Nga E. D
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, duke folur nga foltorja e Kuvendit, tha se nuk ka faktor ndërkombëtar që nuk e di që ka patur një masakër zgjedhore. Mziu u shpreh gjithashtu se janë përdorur paratë e korrupsionit, paratë e krimit, paratë e hashashit dhe këto e legjitimojnë rezultatin e PS. Më tej deputeti demokrat tha se nuk ka vend në botë që kryebashkiaku të shkojë në burg dhe të rritet rezultati.
Mziu: Nuk ka një rast të dytë në botë që një parti si kjo partia shtet që kemi sot që në 2013 erdhi me një mandat të gjerë dhe mori vetëm 66 mandate e sot pas 12 vitesh për shkak të rritjes së dozës korrupsionit, blerjes së votës, presionit, shantazheve, ka shkuar në 83. Më thuaj të paktën një arsye se përse u rrit rezultati. Dhe në fakt ka mjaftueshëm argumente për të treguar se pse është rritur rezultati. Sepse janë përdorur paratë e korrupsionit, paratë e krimit, paratë e hashashit dhe këto e legjitimojnë rezultatin tuaj.
Nuk ka faktor ndërkombëtar për këtë krim zgjedhor dhe nuk e kuptoj se si mund të fitoje një parti shtet pas 12 vitesh kur as ne 2017, as në 2021, as në 2025 nuk tha snjë fjalë të vetme se çfarë do të bëjë për 4 vitet që do vijnë. Madje edhe në këtë herë si tallavaja e kaluar, si timoni i kaluar, si Shqipëria 2030, harronte se zgjedhjet kishin të bënin me një mandat 2025-2029, përmendte një pasaportë evropiane.
Dhe askush nuk e beson që qytetarët votuan me vullnetin e tyre të lirë sepse ato votuan, vetëm për shkak të përdorimit të parave dhe të krimit zgjedhor. Në qarkun ku unë drejtoja kisha dy ekspertë të certifikuar të krimit zgjedhor. Kisha një të dosjes 184 që akoma nuk është mbyllur në Dibër dhe që është zgjatimi i 5D së bashkisë së Tiranës, por edhe kryetari i bashkisë së Matit, i cili përdori paratë e krimit, korrupsionit. Kishim edhe një tjetër eksponent siç ishte drejtuesi politik i qarkut të Durrësit që ka një dosje të 2017 ose 388 që eksperimentuan të dy këta specialistë, kuptohet me në krye Ramën që i certifikon dhe u jep ato recetën se si mund të tjetërsohet vota që prodhoi një rezultat që edhe vetë ju jeni shokuar për shkak të rritjes së dozës së parave të krimit dhe korrupsionit.
Me gjeni një vend tjetër të botës që kryetari i bashkisë së Tiranës, shkon në burg dhe ndërkohë rritet rezultati. Më gjeni një qeveri tjetër në botë që ka një grup parlamentar në burg, ka nje grup të kryetarëve të bashkive në burg, ka një qeveri ne burg dhe ndërkohë thellohet rezultati. Kjo vjen për një arsye për shkak të përdorimit të parave të krimit dhe korrupsionit.
Kudo që shkonim kishte fshatra të braktisura e qytete të vetmuara. Dhe ju mendoni se ata që ikën e votuan me 80 për qind PS. Kush është ai që e beson. Përveçse ata të cilët filluan fabrikimin e fletëve të votimit. Përdorimin e e trenit bullgar apo edhe votimin edhe pa shkuar ne diasporë. Ndërkohë që vota të diasporës akoma nuk kanë ardhur, por ndërkohë që rezultati ka dalë....
xhelal mziu
Politike
5 Qershor 2025, 15:04
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se zgjedhjet e 11 majit ishin n...
Politike
5 Qershor 2025, 14:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e kutive në qarkun e Dibrës. Ditën e mërkurë ...
Politike
5 Qershor 2025, 14:01
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndërsa depu...
Politike
5 Qershor 2025, 13:26
r.ll
spiropali, vokshi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të deputetes demokrate, Albana Vokshi n...
Politike
5 Qershor 2025, 13:16
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se ...
Politike
5 Qershor 2025, 13:10
r.ll
seanca
TIRANË- Kutitë e votimit në qarkun e Tiranës do të hapen dhe votat për partitë dhe kandidatët do të rin...
Politike
5 Qershor 2025, 13:00
Takimi
BRUKSEL- Në kuadër të vizitës zyrtare në Parlamentin Europian, delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipëri...
Politike
5 Qershor 2025, 12:59
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar ...
Politike
5 Qershor 2025, 12:51
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike , Flamur Noka.
Ky ...
Politike
5 Qershor 2025, 12:35
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Sula u shpreh se ndihet i lumtur...