5 Qershor 2025, 13:26
Nga r.ll
spiropali, vokshi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të deputetes demokrate, Albana Vokshi në seancën e sotme plenare. Vokshi tha se 10 ditë para zgjedhjeve kishte raportuar me emra të gjithë anëtarët e bandave të Xhabaftëve, ata që sipas saj bashkëpunonin dikur me kryeparlamentaren.
Kjo e fundit u shpreh në replikën e saj për deputeten demokrate se ato që po fliste ishin shpifje dhe sajime kundrejt saj. Spiropali u shpreh më tej se ndoshta Vokshi mund t'i ketë takuar vetë keta persona për të cilët foli.
REPLIKAT:
Vokshi: Nuk kishte vijë ndarëse të partisë nga shteti. Keqpërdorimi i burimeve publike, mijëra punonjës të administratës u detyruan të angazhohen në fushatë përmes një rrjeti patronazhistësh. Në Vorë ishte i mirëorganizuar rrjeti dhe me bexh, çdo votues i Vorës u dhunua në të drejtën për të votuar të lirë. Unë kam dorëzuar 10 ditë para zgjedhjeve, kam raportuar me emra të gjithë anëtarët e bandave të Xhabaftëve, atë që bashkëpunonte dikur Elisa dhe tani Blendi Gonxhe, ku ishte policia? Çdo votues në Vorë ishte i vetëm përballë një bande kriminale.
Spiropali: Ti po shpif, ti po sajon në emrin tim. Ndoshta ti dhe ai që ke në krah keni më shumë njohje me njerëz që unë as nuk i njoh as me fytyrë e as me emër, as kush janë as çfarë përfaqësojnë. Me ju në listën e mbyllur të Partisë Demokratike, sigurisht ky rezultat do ishte. I konsideroni njerëzit dele, budallenj. Emrin tim ti personalisht nuk e përdor dot, nuk shpif dot për mua. Ti nuk sajon njohje të miat me këdo. Sa kohë ju të keni këtë gjuhë këtë qasje ndaj Shqipërisë, edhe aty në Bruksel paturpësisht, ku flisni me gjuhën e atyre që historikisht as nuk guxojnë të flasin për Shqipërinë në atë mënyrë. Kjo është hera e fundit që unë u përgjigjem juve dhe qytetarët shqiptarë ua kanë dhënë përgjigjen me votë. Zoti t’ju falë se nuk dini ç’bëni andej në rrugët e botës, por populli e di mirë se ç’bëni dhe nuk ju ka falur.
elisa spiropali albana vokshi
Politike
5 Qershor 2025, 13:16
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa, teksa mori fjalën në Kuvend, vijoi denoncimin për zgjedhjet e 11 majit. Zhupa u shpreh se ...
Politike
5 Qershor 2025, 13:10
r.ll
seanca
TIRANË- Kutitë e votimit në qarkun e Tiranës do të hapen dhe votat për partitë dhe kandidatët do të rin...
Politike
5 Qershor 2025, 13:00
Takimi
BRUKSEL- Në kuadër të vizitës zyrtare në Parlamentin Europian, delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipëri...
Politike
5 Qershor 2025, 12:59
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 27-tën herë me radhë kanë dështuar ...
Politike
5 Qershor 2025, 12:51
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike , Flamur Noka.
Ky ...
Politike
5 Qershor 2025, 12:35
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Sula u shpreh se ndihet i lumtur...
Politike
5 Qershor 2025, 11:52
r.ll
bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha sot në Kuvend se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet tregoi ...
Politike
5 Qershor 2025, 11:53
N.F
Berisha
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesin e PD-së në Bruksel. N&eu...
Politike
5 Qershor 2025, 11:39
r.ll
kuvendi
TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës, e cila ka nisur me diskutime mes opozitës dhe mazhorancës lidhur ...
Politike
5 Qershor 2025, 11:08
N.F
Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me r...