Politike

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores! Ndërpritet seanca

Noka u përjashtua pasi refuzoi të lironte foltoren e Kuvendit.

5 Qershor 2025, 12:51 Nga r.ll
Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk
kuvendi

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike , Flamur Noka.

Ky i fundit u përjashtua pasi refuzoi të lironte foltoren e Kuvendit. Spiropali njoftoi ndërprerjen e seancës plenare për 5 minuta.

Replikat: 

Elisa Spiropali: Zoti t’ju falë se nuk dini se çbëni andej nëpër rrugët e botës, populli e di se ç’bëni ndaj nuk ju ka folur.

Flamur Noka kërkon fjalën

Elisa Spiropali: Për procedurë

Flamur Noka: Se mos e ke pronë private, se edhe 2 muaj të kanë mbetur

Elisa Spiropali: Mos më qaj hallin Flamur

Flamur Noka: Edhe dy muaj je mos bëj partizanen.

Me inceneratorin u vodh 400 mln euro dhe ju,…

Spiropali i mbyll mikrofonin: S’është për procedurë, ke diçka për procedurë. E ke të hapur mikrofonin

Flamur Noka: S’do të pyes ty

Elisa Spiropali: Do të pyesësh se do të respektosh rregulloren, mos i bjerë foltores

Flamur Noka: S’do të pyes ty

Elisa Spiropali: Do të përjashtoj nga seanca

Noka: Kur ju vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhamë fjalën tre herë dhe nuk e përdore. Nuk lejoj këtu zaptim të foltores. 

elisa spiropali flamur noka

Sondazh

Poll