Politike

"Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme," Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Gjekmarkaj theksoi se zgjedhjet ishin të kontrolluara dhe komanduara nga qeveria.

5 Qershor 2025, 11:08 Nga N.F
"Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira dhe as të
Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjekmarkaj u shpreh se denoncon zgjedhjet të cilat i ka cilësuar një farsë. Sipas tij zgjedhjet nuk ishin të lira dhe as të ndershme.

Gjekmarkaj shtoi se zgjedhjet ishin të kontrolluara dhe komanduara nga qeveria. Ai theksoi se qeveria mendon se ka fituar zgjedhjet por sipas tij ata kanë humbur pasi janë bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit dhe sundimit të kyeministrit Edi Rama.

"Sot nuk ngrihem për të komentuar rezultatin, po ngrihem për të denoncuar një farsë. Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira as të ndershme as përfaqësuese, ishin teatër pushteti, proces i kontrolluar. Ndërtuat një proces të mbyllur ku çdo element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtetërisht.

Kolegë të mazhorancës ju e nisët udhëtimin regresiv duke izoluar liderin e opozitës, duke penalizuar opozitën për një kohë të gjatë, ky akt tregoi mendësinë e regjimit të vjetër. Dëshmohet përpjekje e orkestruar për ta shpallur opozitën të panevojshme, për ta përçmuar, për ta tallur për ta denigruar, shtypur dhe asgjësuar.

Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar por në të vërtetë keni humbur jeni bërë viktima të zellit, të urdhrit të nënshtrimit. Zgjedhjet e 11 Majit i shërbyen vazhdimit të sundimit të pakicës mbi shumicën, sundimit personal të Edi Ramës mbi ju dhe çdo qytetar që e pranon sundimin," tha ai.

gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Politike 5 Qershor 2025, 10:08 r.ll

Nis seanca plenare në parlament

foto ilustruese TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat ...