Politike

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar, e ka thënë shefi i delegacionit të PE! Këto të vërteta nuk fshihen më

Bardhi u shpreh se vetë vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë thënë se krimi i organizuar kishte marrë peng zgjedhjet e qarkut të Elbasanit.

5 Qershor 2025, 10:47 Nga r.ll
Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar,
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh sot në Kuvend se ishte opozita ajo që ka thënë se krimi i organizuar ka marrë peng zgjedhjet por ishte shefi i delegacionit të Parlamentit Europian për 11 majin. Bardhi u shpreh se vetë vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë thënë se krimi i organizuar kishte marrë peng zgjedhjet e qarkut të Elbasanit. Ai tha se këto të vërteta nuk i thotë më opozita dhe nuk mund të fshihen.

Bardhi: Janë firmosur shumë gjëra në këtë vend, si firmosja e Inceneratorit. Para se të merresh kush ka firmosur cfarë, shih cfarë ke firmosur vetë. Nuk e ka thënë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi i organizuar, e ka thënë shefi i delegacionit të PE për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se më vëzhguesit e OSBE/ODIHR, në Elbasan krimi i organizuar kishtë marrë zgjedhjet peng në atë qark. Këto janë të vërteta që nuk i thotë opozita. Ju mundoheni ti fshihni po nuk fshihen dot më. Këto janë gjëra kaq serioze sa nuk shpërlahen as me lutje. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 5 Qershor 2025, 10:08 r.ll

Nis seanca plenare në parlament

foto ilustruese TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat ...