Politike

Zgjedhjet/ Ankimi i Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit, KAS merr vendimin ditën e nesërme

Mësohet se seanca vendimmarrëse do të mbahet në orën 09:50.

4 Qershor 2025, 20:56 Nga M.B
Zgjedhjet/ Ankimi i Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit, KAS
Foto nga mbledhja

TIRANA- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të marrë vendimin ditën e nesërme ër ankimin e Partisë Demokratike për qarkun Kukës. Mësohet se seanca vendimmarrëse do të mbahet në orën 09:50. Demokratët kanë bërë ankimim për këtë qark, pasi nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ndaj dhe kërkojnë përsëritjen e tyre.

Gjithashtu mësohet se seanca shqyrtuese për qarkun e Shkodrës do të mbahet ditën e hënë, më 9 qershor, ora 10:30. Ndërsa për qarkun e Lezhës, seanca është shtyrë për ditën enjte, me datë 05.06.2025, në orën 15:00. Sakaq, më 10 qershor, ora 10:30, do të shqyrtohet kërkesa e demokratëve ndaj qarkut Berat.

kqz zgjedhjet

Sondazh

Poll