Politike

Balla-opozitës: Pretendimet tuaja po bien dita-ditës! Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Ministri u shpreh se zgjedhjet parlamentare tashme kanë përfunduar dhe PS ishte fituesja me një diferencë të madhe votash.

5 Qershor 2025, 10:35 Nga r.ll
Balla-opozitës: Pretendimet tuaja po bien dita-ditës! Zgjedhjet
taulant balla

TIRANË- Ministri Taulant Balla ka marrë fjalën për t'ju përgjigjur akuzave të deputetit të PD-së, Flamur Nokës. Duke iu drejtuar opozitës, Balla tha se pretendimet e tyre për manipulim votash po rrëzohen dita-ditës.

Ministri u shpreh se zgjedhjet parlamentare tashme kanë përfunduar dhe PS ishte fituesja me një diferencë të madhe votash.

Balla: Po turpëroheni sepse pretendimet tuaja po rrëzohen dita-ditës. Në Pekisht u bë gjithë ajo zhurmë dhe nuk doli asgjë. E kuptoj se i shmangeni një debati të brendshëm. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë përfunduar. Se ku ju kanë shkuar votat ju, nuk është puna jonë. 

taulant balla seancë plenare 5 qershor 2025

Sondazh

Poll

Politike 5 Qershor 2025, 10:08 r.ll

Nis seanca plenare në parlament

foto ilustruese TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat ...