Politike

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë me Ukrainën, ja çfarë do të diskutohet në Kuvend

Disa nga këto pika është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.

5 Qershor 2025, 07:29 Nga N.F
Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te
Foto ilustruese

TIRANË- Në Kuvend do të zhvillohet seanca e radhës e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës janë disa pika ndër rë cilat përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme.

Disa nga këto pika është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. Pas ratifikimeve do të ketë diskutime.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.

Njoftime të ndryshme.

Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.

Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.

Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.

Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.

Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

Marrëveshja për pjesëmarrjen në programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.
12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll