Politike

Seanca plenare nis me diskutime, Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm, ndërprite seancën

5 Qershor 2025, 10:11 Nga r.ll
Seanca plenare nis me diskutime, Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk
bardhi, noka, spiropali

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutime mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë kërkuar që seanca të ndërpritet, për shkak se në sallë është një numër i vogël i deputetëve. Sipas tyre, nevojiten 70 deputetë minimumi për të nisur mbledhjen e Kuvendit.  

DISKUTIMI

Noka: Nuk mund të nisë seanca plenare me 55, 57 deputetë. Nevojitet kuorumi. 

Spiropali: Bëjuni thirrje deputetëve tuaj të vijnë në seancë. 

Bardhi: Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia juaj të nisni seancën kur ka 70 deputetë në Kuvend. Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë.

gazment bardhi flamur noka elisa spiropali seancë plenare 5 qershor 2025

Sondazh

Poll

Politike 5 Qershor 2025, 10:08 r.ll

Nis seanca plenare në parlament

foto ilustruese TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat ...