4 Qershor 2025, 16:59
Nga M.B
Foto nga takimi
BRUKSEL- Delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin Michael Gahler, drejtues i Misionit të Vëzhgimit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe koordinator i grupit parlamentar të EPP në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Berisha theksoi se përkushtimi i eurodeputetëve si Gahler për demokracinë, sundimin e ligjit dhe standardet zgjedhore është thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Gjatë takimit, Berisha dhe Gahler ndanë shqetësimin për situatën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Diskutimi u përqendrua në shqetësimin për përfshirjen e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje. Një tjetër temë e rëndësishme ishte manipulimi i votës së diasporës, ku u theksua se është shkelur e drejta kushtetuese e mijëra shqiptarëve jashtë vendit për të votuar lirshëm. Berisha theksoi përmasat e manipulimit të kësaj vote nga rrjeti i patronazhistëve të Partisë Socialiste dhe mungesën totale të transparencës në procesin e administrimit dhe numërimit të saj.
Ai nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve nuk reflekton vullnetin e qytetarëve shqiptarë, dhe se opozita do të vazhdojë betejën e saj për transparencë dhe zbardhje të plotë të shkeljeve, përmes mbledhjes dhe dokumentimit të mijëra provave, që do t’u përcillen institucioneve të BE-së dhe organizmave ndërkombëtarë.
Ai kërkoi mbështetjen e Gahler dhe europarlamentarëve për sigurimin e votës së lirë në Shqipëri si themeli i çdo procesi demokratik dhe kusht për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e integrimit europian. Nga ana tjetër, PD njofton se Gahler garantoi se do të ndjekë çështjen e Shqipërisë me objektivitet dhe prioritet, në emër të misionit të tij, dhe se do të mbështesë çdo përpjekje për përmbushjen e standardeve demokratike dhe kritereve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
michael gahler
Politike
4 Qershor 2025, 16:37
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me rikonstruksionet që po bëhen në burgun fa...
Politike
4 Qershor 2025, 16:09
M.B
Kuvendi
TIRANA- Një ligj i ri për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë, parashikon që brenda një viti, t&eu...
Politike
4 Qershor 2025, 16:08
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar me një deklaratë pas rapor...
Politike
4 Qershor 2025, 15:39
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të një dite me parë të gazet...
Politike
4 Qershor 2025, 15:32
M.B
Albana Vokshi
BRUKSEL- Depuetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka mbajtur fjalën në Asamblenë Parlamentare të Parti...
Politike
4 Qershor 2025, 15:28
M.B
Belinda Balluku
SHKODRA- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi sot punimet në kantierin e rrugës &...
Politike
4 Qershor 2025, 15:21
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vij...
Politike
4 Qershor 2025, 15:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka legjitimuar kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratik...
Politike
4 Qershor 2025, 14:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore në qarkun e Vlorë...
Politike
4 Qershor 2025, 14:02
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Brukseli, u shpreh se kry...