4 Qershor 2025, 16:08
Nga E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar me një deklaratë pas raportit të PE për zgjedhjet në Shqipëri. Sipas Blushit, ky raport fakton blerjen e votave dhe tregon qartë se Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Ai theksoi se raporti e damkos botërisht Qeverinë e Edi Ramës si një regjim që ka asgjësuar demokracinë dhe shtetin ligjor, që dhunon liritë dhe shkelmon brutalisht të drejtat themelore të njeriut.
Ndëre të tjera ai theksoi se vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Më tej Blushi tha se Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës, por vetëm duke ndjekur shinat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.
Deklarata e plotë:
Konkluzioni i rëndë dhe alarmues i bërë sot në Parlamentin Europian se “strukturat kriminale nuk lejojnë ndryshimin e pushtetit në Shqipëri”, vërtetoi sot botërisht qëndrimet e drejta të Partisë së Lirisë dhe opozitës se shteti i bërë njësh me krimin shkatërroi nëpërmjet terrorizmit elektoral standardet e zgjedhjeve të 11 Majit.
Sot, nga zemra e Bashkimit Europian, u përcoll qartë mesazhi se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe se po mbahet në pushtet jo nga vullneti i qytetarëve, por nga fuqia e krimit të organizuar dhe abuzimit të përbindshëm me fondet dhe institucionet publike në funksion të axhendës politike, elektorale dhe kriminale të Edi Ramës.
Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet, i prezantuar nga eurodeputeti i CDU, Michael Gahler, që udhëhoqi misionin vëzhgues në Shqipëri sqaron qartësisht se votat më 11 Maj u blenë nëpërmjet:
abuzimit me burimet publike,
presionit mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë,
keqpërdorimit të aktiviteteve qeveritare për qëllime elektorale,
amnistia e minutës së fundit për gjobat e papaguara nga qytetarët, një lëvizje që perceptohet si blerje votash,
Si dhe bonusi për pensionistët, një muaj para zgjedhjeve.
Ky raport e damkos botërisht Qeverinë e Edi Ramës si një regjim që ka asgjësuar demokracinë dhe shtetin ligjor, që dhunon liritë dhe shkelmon brutalisht të drejtat themelore të njeriut.
Partia e Lirisë e përshëndet raportin e Parlamentit Europian dhe e përkrah fuqimisht propozimin për dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri.
Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe Partia e Lirisë është e vendosur në vijimin e betejës së saj të pakompromis për të denoncuar me fakte dhe prova manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore, të cilat qartësisht u dënuan edhe në rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI.
Çdo ditë po dalin në dritë të diellit prova të pastra dhe të qarta të terrorizmit elektoral, që vërtetojnë para të gjithë shqiptarëve se si Narkoregjimi tjetërsoi në mënyrë mafioze dhe të dhunshme vullnetin e lirë të qytetarëve duke shkallmuar standardet e zgjedhjeve.
Vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
Ky terrorizëm elektoral nuk mund të pranohet kurrë!
Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës, por vetëm duke ndjekur shinat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.
Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!
tedi blushi
Politike
4 Qershor 2025, 15:39
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të një dite me parë të gazet...
Politike
4 Qershor 2025, 15:32
M.B
Albana Vokshi
BRUKSEL- Depuetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka mbajtur fjalën në Asamblenë Parlamentare të Parti...
Politike
4 Qershor 2025, 15:28
M.B
Belinda Balluku
SHKODRA- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi sot punimet në kantierin e rrugës &...
Politike
4 Qershor 2025, 15:21
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vij...
Politike
4 Qershor 2025, 15:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka legjitimuar kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratik...
Politike
4 Qershor 2025, 14:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore në qarkun e Vlorë...
Politike
4 Qershor 2025, 14:02
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga Brukseli, u shpreh se kry...
Politike
4 Qershor 2025, 13:54
N.F
Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli u shpreh se PD ka një betejë shumëplanësh...
Politike
4 Qershor 2025, 13:37
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Brukseli për raportin e Parlamentit Europian për zgjedhjet p...
Politike
4 Qershor 2025, 12:32
I.A
Michael Gahler
STRASBURG- Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme n&eu...