Politike

Punimet në burgun e Spaçit/ Zhupa kërkon seancë dëgjimore urgjente me Gonxhen dhe IKTK: Historia mësohet për mos t'u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë

Ajo shton se si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve ka vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve.

4 Qershor 2025, 16:37 Nga M.B
Punimet në burgun e Spaçit/ Zhupa kërkon seancë
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me rikonstruksionet që po bëhen në burgun famëkeq të Spaçit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Zhupa thotë se ka kërkuar një seancë dëgjimore urgjente me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të IKTK, të shoqata të ish-të përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë çështje. Ajo shton se si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve ka vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve.

Postimi i plotë:

Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në burgun e Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.

Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.

Askush nuk mund të retushoj, zbukuroj, apo tjetërsoj historinë! Historia mësohet dhe trasmetohet për mos u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë.

ina zhupa

Sondazh

Poll