Bota

Koronavirusi në Kinë, shkon në 26 numri i viktimave, alarm global të prekur edhe në Europë (VIDEO)

24 Janar 2020, 09:01 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kinë, shkon në 26 numri i viktimave, alarm global

KINË- Janë zgjeruar të gjitha hapësirat për trajtimin  e pacintëvev të prekur nga virusi vdekejprurës në Kinë ku deri më tani u  ka marrë jetën 26 personave.

Për këtë arsye autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes përgjatë çdo kontakti që kanë me persona  të tjerë jashtë  banesave të tyre, ndërkohë që transporti publik, bizneset dhe restorantet janë mbyllur.

Janë izoluar 10 qytete për shkak se numri i të prekurëve vjen gjithmonë e në rritje dhe kjo është mënyra  më e mirë që të kujdesen për shmangien e virusit vdekjeprurës.

Mundësitë  janë shumë të mëdha që të përhapet edhe në  Europë e më gjerë virusi pasi deri më tani janë evidentuar disa raste si në Itali të prekur nga Koronavirusi. Mësohet që një këngëtare nga Bari i Italisë pasi është kthyer nga Ëhani i Kinës ku kishte mbajtur dhe një koncert është ështruar me urgjencë në spital.

Edhe në Tajlandë turisti britanik është konfirmuar si i prekur nga virusi. Por tashmë për shkak të këtij alarmi global në të gjithë aeroportet, jo vetëm në ato kinez  po kryhen kontrolle mjekësore, për të mos lejuar që persona të prekur nga virusi të kalojnë shtetin ku ndodhen, pasi kështu pëërhapet më shumë ky infeksion.

Kontrolle janë bërë ditën e somte edhe në aeroportin e Rinasit, por nga kontrolli i 25 kinezëve nuk ka qenë asnjë i prekur.

Sipas ekspertëve është mësuar se ky  virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuar për kinezët.

Ky virus sipas ekspertëve është i ngjashëm me “SARS”, infeksioni i përhapur në 2008 që u mori jetën 800 njerëzve.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota koronasvirusi perhapet ne europë koronavirusi shkon ne 26 numri i viktimave ne kine virusi ne kine koronasvirusi perhapet ne europë koronavirusi shkon ne 26 numri i viktimave ne kine virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 24 Janar 2020, 07:41

Tiranë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një debat për çështjen e shkëmbimit të ter...

Bota 24 Janar 2020, 07:17

Lufta e re e Ftohtë teknologjike Kinë-SHBA

SHBA– 5G, mikroqarqe, inteligjencë artificiale. Kina dhe SHBA mund të kenë nënshkruar një armëpushim tregtar, por rivaliteti i tyre teknologjik nuk është &ccedi...