Aktualitet

KANDIDATURAT/ Nesër zgjidhet presidentja e re e Urdhrit të Psikologut, Lala: Treska pasi uzurpoi karrigen vetë, po bën çmos që tani të zgjidhet një e besuar e saj!

Gara për drejtimin e këtij urdhri për katër vitet e ardhshme është mes dy kandidateve, Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafarajt.

4 Qershor 2025, 12:15 Nga r.ll
KANDIDATURAT/ Nesër zgjidhet presidentja e re e Urdhrit të Psikologut,
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e nesërme pritet të zhvillohen votimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Urdhrit të Psikologut. Gara për drejtimin e këtij urdhri për katër vitet e ardhshme është mes dy kandidateve, Brunilda Laboviti dhe Elona Mustafarajt. Kjo e fundit mban aktualisht postin e Sekretares së Përgjithshme në detyrë të Urdhrit të Psikologut dhe ka punuar prej vitesh me Presidenten në detyrë, Valbona Treska.

Ndërkohe lidhur me këtë zgjedhje, ka reaguar dhe gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale. Lala shkruan se Treska po bën çmos që të emërojë si presidente të ardhshme të Urdhrit të Psikologut, një të besuarën e saj. Më tej shprehet se kandidati tjetër për postin e Presidentit Altin Nika është penguar të garojë dhe ndaj këtij të fundit është dhënë një masë disiplinore.

POSTIMI I PLOTË: 

Edhe njehere per Urdhrin e Psikologut

Pasi Valbona Treska e uzurpoi ne kundershtim me ligjin karrigen e presidentit te Urdhrit te Psikologut, tani po luan cdo gur per te zgjedhur nje te besuar te saj.

Altin Nika po pengohet te kandidoje, përmes nje makinacioni sa te turpshem aq edhe kriminal. Nikes iu vendos nje mase disiplinore. E qellimte. Kuptohet qarte. Ai e goditi ne gjykate dhe fitoi te drejten per te kandiduar.

Por edhe vendimi i gjykates per klanin Treska nuk pi uje. Prokuroria Tiranes nderkohe rri e be sehir! Te gjithe ata qe heshtin perballe skandalit, jane bashkefajtore.

Shkoni te psikologu pastaj se do gjeni zgjidhje per problemet e ankthit apo te depresionit
ps.zgjedhjet mbahen me date 5 qershor

Njoftimi i Urdhrit të Psikologut:

Bazuar në Ligjin 40/2016 “Për urdhrin e psikologut në Republikën e Shqipërisë” kandidaturat e miratuara për të kandiduar në zgjedhjet për organet drejtuese  të Urdhrit të Psikologut janë:

Kategoria President

Brunilda Laboviti
Elona Mustafaraj

Kategoria Pedagog

Lediana Xhakollari
Jorida Rustemi
Jonida Haxhiu

Kategoria Shërbime

Alfred Nela
Andi Petro
Anxhela Peza
Arjola Panteqi
Arjola Manreka
Blerina Toma
Elidon Shehu
Eriselda Dervishi
Erudita Fshazi
Joana Brami
Jona Begeja
Migena Bakiaj
Kristiana Jorgji
Lorena Gjindoda
Olta Jaçellari
Osvaldo Turmalaj
Suela Kalaja
Sonila Jaupbashi
Valentina Telhaj

Kategoria Shoqata

Jonida Guri
Xhensila Lato

urdhri i psikologut klodiana lala valbona treska

Sondazh

Poll