Aktualitet

Seanca në GJKKO për bandën e Haxhiut/ Dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani: Hera e parë që takova Laertin ishte kur dola nga burgu

Gjatë seancës dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit.

4 Qershor 2025, 12:00 Nga r.ll
Seanca në GJKKO për bandën e Haxhiut/ Dëshmon
haxhiu, tafani

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca në ngarkim të bandës së Laert Haxhiut. Në seancën e sotme dëshmon edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, për ngjarjet kriminale të lidhura me bandën e Haxhiut. 

Gjatë seancës dëgjimore në GJKKO, ai iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku tregoi për jetën e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në botën e krimit. Ai ka treguar se ka qenë përdorues droge dhe se në vitin 1997 i ishte vrarë babai në fshatin Karbunarë dhe pas kësaj është larguar bashkë me nënën e tij në Greqi.

“Kam qenë emigrant në Greqi, ku jam marrë me drogë dhe pata probleme. U ktheva në Shqipëri dhe në vitin 2015 përfundova në burg për vjedhje. Kisha probleme ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe më pas në burgun e Kosovës, në Lushnjë. Isha i vogël kur ika. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Në Greqi punova fillimisht në mënyrë të ndershme, me bojra dhe lyerje. Në vitin 2006 u ktheva në Lushnjë dhe punova me xhaxhain në ndërtim. E lashë drogën për një kohë, por më pas u përfshiva sërish në probleme. Në 2015 vodha një pikë ‘ëestern Union’-i, prej nga më dërgonin para të afërmit nga Greqia. U arrestova dhe u dënova me 6 vite burg.”, është shprehur ai. 

Më te, ka treguar se gjatë qëndrimit në paraburgim ishte njohur me persona të përfshirë në grupe kriminale nga Lushnja, ndërsa ka shtuar se pas daljes nga burgu kishte zhvilluan takime edhe me Lulzim Spahiun dhe Laert Haxhiun.

“Pas daljes nga burgu, u takova me Lulzimin te një karburant i Saimir Taullahut. Më çoi llaf Klajdi Taullahu se donte të më takonte Lulzimi, për të bërë ndonjë ‘punë me mall’. Më pas, u takuam te ‘Palma Nova’ me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e shihja. Anterio Kaloshin e njihja nga burgu në Rrogozhinë. Unë kam përdorur edhe emrin tjetër: Marius,” tha ai.

Për këtë çështje, SPAK ka marre te pandehur tetë persona qe akuzohen per ngjarje kriminale në disa prej qyteteve të vendit. Artan Tafani u arrestua ne shtator te 2023 pasi grabiti me armë zjarri një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit.

artan tafani laert haxhiu gjkko

Sondazh

Poll