4 Qershor 2025, 09:37
Nga r.ll
vjedhja
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Në pranga janë vënë Arbnor Xhimaj dhe Lejdjan Gjoka, të cilët rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje. Xhimaj ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas raportimeve banesa ku është vjedhur kasaforta ishte e mjekut Dritan Alushani.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Vodhën kasafortën me 15 000 euro, në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale.
Sekuestrohet automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi", për zbardhjen e rastit.
Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
vjedhje ne tirane arbnor xhimaj lejdjan gjoka
Aktualitet
4 Qershor 2025, 09:20
r.ll
ambienti i pershtatur per call center
TIRANË- Një ambient i përshtatur për "call center" është zbuluar te Rruga e Barrikadave...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 09:07
N.F
Armet e sekuestruara
GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrest...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 08:26
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Tre masa sigurie "arrest në burg" dhe një masë "arrest në shtëpi" janë ekzekutuar në kuadë...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për shkak se akuzohen vje...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 07:17
N.F
Foto
TIRANË- Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln k...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon q&eum...
Aktualitet
4 Qershor 2025, 07:12
N.F
Foto
TIRANË- Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin ...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 22:18
M.B
Arma
TIRANA- Policia ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka gjetur amën atipike pistoletë stilolaps me të cilën dyshohet se ...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 22:00
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se në festivalet verore të të rinjve që organizohen kryesisht në zonat bregdetar...
Aktualitet
3 Qershor 2025, 22:01
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Në mes të majit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e 91-vje&cced...