Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës/ Shkon në 5 numri i personave të përfshirë në krim, dy vihen në pranga (EMRAT)
ermir dedja DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri më shumë se dy javë më parë në Durrës, ndërsa ...
Seanca pritet të nisë rreth orës 13:20 dhe do të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
KOSOVË- Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet të nisë rreth orës 13:20, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
Në një postim në rrjetet sociale, ai fton mediat të ndjekin seancën. Më tej shprehet se dhimbja për humbjen e Liridonës vjen duke u shtuar sa herë mendojnë se dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Ai gjithashtu uron që gjykimi të përfundojë shpejt.
POSTIMI I PLOTË:
Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.
Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre.
Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë.
Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.
Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale "Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media.
ermir dedja DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri më shumë se dy javë më parë në Durrës, ndërsa ...
vjedhja TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në nj&...
ambienti i pershtatur per call center TIRANË- Një ambient i përshtatur për "call center" është zbuluar te Rruga e Barrikadave...
Armet e sekuestruara GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrest...
foto ilustruese ELBASAN- Tre masa sigurie "arrest në burg" dhe një masë "arrest në shtëpi" janë ekzekutuar në kuadë...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim për shkak se akuzohen vje...
Foto TIRANË- Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln k...
foto ilustruese TIRANË- Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon q&eum...
Foto TIRANË- Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin ...
Arma TIRANA- Policia ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka gjetur amën atipike pistoletë stilolaps me të cilën dyshohet se ...