Aktualitet

Iu gjet në banesë armë dhe municione luftarake, arrestohet 18-vjeçari në Gjirokastër, sekuestrohen edhe sasi droge (EMRI)

I arrestuari është identifikuar si Emanuel Memushi. Sendet e gjetura në banesë janë sekuestruar nga policia. 

4 Qershor 2025, 09:07 Nga N.F
Iu gjet në banesë armë dhe municione luftarake, arrestohet
Armet e sekuestruara

GJIROKASTËR- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi në banesë iu gjet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine.

I arrestuari është identifikuar si Emanuel Memushi. Sendet e gjetura në banesë janë sekuestruar nga policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Oëner”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.   

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oëner”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat.   Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër për të, një sasi municioni luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, 1 kallëp eksplozivi dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

emanuel memushi

Sondazh

Poll