Aktualitet

FOTO/ Plagosja e 15-vjeçarit te "Ali Demi", gjendet arma atipike "pistoletë stilolaps"

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se arma u gjet dhe u sekuestrua në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë.

3 Qershor 2025, 22:18 Nga M.B
FOTO/ Plagosja e 15-vjeçarit te "Ali Demi", gjendet arma
Arma

TIRANA- Policia ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka gjetur amën atipike pistoletë stilolaps me të cilën dyshohet se më datë 1 qershor u plagos një 15-vjeçar, kamarier në një piceri në zonën "Ali Demi" në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se arma u gjet dhe u sekuestrua në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë. Pistoleta stilolapsi nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar.

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin.

 

Si ndodhi ngjarja?

Autori i dyshuar i ngjarjes është 21-vjeçari tashmë i arrestuar dhe i identifikuar si Aldi Neziri (motorist). Sipas informacioneve, në tavolinë kanë qenë 3 persona, i mituri me kushërirën e tij dhe autori i dyshuer i plagosjes. 21-vjeçari pasi ka nxjerrë pistoletën stilolaps, e ka shkrepur dhe plumbi e ka kapur 15-vjeçarin në qafë.

Gjithashtu bëhet me dije se 15-vjeçari nuk është treguar bashkëpunues me hetuesit kur është marrë në pyetje. Nga ana tjetër, kushërira e tij është marrë në hetim në gjendje të lirë për "moskallëzim krimi". Bëhet me dije se vajza u ka thënë hetuesve se ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lartë, pra plumb qorr.

Pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lartë poshtë, por drejtë. Ndërkohë, 15-vjeçari nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligji të punës për shkak të moshës. Po ashtu në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe tre punonjës të picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambjentet e picerisë. 

plagosja ne tirane

Sondazh

Poll