Aktualitet

Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.

4 Qershor 2025, 07:12 Nga N.F
Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
Foto

TIRANË- Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në Qendër dhe Jug të territorit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë në tjetër rritje duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 34°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll