Aktualitet

U end 12 vite për certifikatën e shtëpisë, “Stop” zgjidh problemin e 91-vjeçarit

Pasi Lorenci aplikoi për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon se i dha 115 mijë lekë dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha që do të bënte një aplikim të dytë pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera.

3 Qershor 2025, 22:01 Nga M.B
U end 12 vite për certifikatën e shtëpisë,
Foto nga emisioni

TIRANA- Në mes të majit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e 91-vjeçarit Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin të cilit i ka blerë shtëpinë. Pas gjyqeve që përfunduan në favor të tij, më 24 tetor 2023 u paraqit në një zyrë shërbimi online tek asistenti Lorenc Agolli ku e kishte sugjeruar avokati i tij, Përparim Rama.

Pasi Lorenci aplikoi për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon se i dha 115 mijë lekë dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha që do të bënte një aplikim të dytë pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera.

6 muaj më pas, Gjikola i thotë se nuk i është zgjidhur problemi. 91-vjeçari mësoi në hipotekë se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatëvonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë. “Stop” gjeti asistentin Lorenc Agolli, i cili u detyruua të kthente paratë. Më pas vijoi aplikimin në kadastër për pajisjen me certifikatë pronësie të 91-vjeçarit. Sot ndodh takimi me Bardhok Gjikolën, pasi ky i fundit pas 12 vjetësh është pajisur me hipotekën e shtëpisë./ TV Klan

bardhok gjikola

Sondazh

Poll