Aktualitet

“Dëgjuam ulërima, e gjeta me…”, dëshmia në gjyq e dhunës ndaj qytetares shtatzënë

Në takimin me gazetaren e emisionit, ish-bashkëjetuesi mohoi dhunën ndaj saj, madje tha se është dhunuar ai prej qytetares.

3 Qershor 2025, 21:20 Nga M.B
“Dëgjuam ulërima, e gjeta me…”, dëshmia
Foto nga emisioni

TIRANA- Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan bashkëjetuesin e 5 viteve duke thënë se është dhunuar prej tij dhe ka humbur fëmijën. Jo vetëm kaq, por ai ka ngritur pretendime të rreme se ajo përndiqte atë dhe familjen e tij. Qytetarja nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë dhe OPGJ i zonës thotë se nuk e njeh, edhe pse shihen përditë.

Në takimin me gazetaren e emisionit, ish-bashkëjetuesi mohoi dhunën ndaj saj, madje tha se është dhunuar ai prej qytetares. “Stop” siguron audiot e seancës gjyqësore, ku një dëshmitar tregon se e ka gjetur gruan të gjakosur e të mavijosur, ndërsa më parë fqinjtë e saj kishin dëgjuar konflikt me ulërima.

Dëshmitari: Kam dëgjuar që ka pasur në pallat ulërima, të bërtitura dhe jam ngjitur me shpejtësi duke lënë mbesën larg, duke vajtur lart dhe duke gjetur në përleshje fizike z. X me znj. X. Aty kam konstatuar që kanë qenë edhe një pjesë e… Dy-tri gra mos gaboj, se s’jam shumë i sigurt, komshinj të pallatit. Z. X është larguar nga shkallët e pallatit. Aty kemi qëndruar afër për t’i dhënë ndihmën e parë. Nga pjesa e fytyrës domethënë… domethënë kanë qenë të mavijosura që mund të ketë pasur…dhunë me shpulla, mund të jetë goditur nga fytyra se e kam parë këtu tek syri që ka qenë pjesa e skuqur.

Prokurorja nuk merr për bazë provat e së pandehurës.

Prokurorja: Në lidhje me tabulatet telefonike që ka paraqitur si provë e pandehura, i kërkojmë gjykatës që të mos administrohen, pasi nuk janë marrë konform ligjit dhe nuk provojnë asgjë të re në lidhje me dosjen, përveçse palët kanë pasur komunikime të cilat janë provuar dhe nga hetimi i kryer dhe mbi bazën e së cilës, është ngritur dhe akuza. Në lidhje me kohëzgjatjen e marrëdhënies, për ne nuk ka rëndësi fare. Për ne është e rëndësishme që ka pasur një marrëdhënie dhe aq është e mjaftueshme, për të vijuar më tej me veprimet e veprës penale. Kallëzuesi është i lirë të thotë çfarë të dojë. E thashë dhe në fillesën e fjalimit tim./ TV Klan

opgj

Sondazh

Poll