Art&Argëtim

24 Janar 2020, 08:53 Nga DOSJA

TIRANË– Moderatorja sportive, Viola Spiro është shfaqur në një intervistë për “Wake Up”, pas shumë kohësh që nuk e shihnim si të ftuar televizive. Ajo ka ardhur mjaft ndryshe, madje na ka befasuar me ndryshimin e saj.

Tashmë një vajzë e mbledhur, Viola Spiro ka treguar se ka ndryshuar në shumë aspekte. Nga pushimet e luksit dhe fotot seksi me bikini, Violën tashmë s’do ta shikojmë në asnjë foto me të brendshme, pasi ka vendosur të mos ketë më epitetiin “vajza seksi”.

“Këto janë foto të para dy vitesh dhe nuk ka shans të postoj më foto me bikini. Asnjëherë nuk mund të më shohësh totalisht me bikini. Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu dua të largohem nga epitetet vajza seksi, gjëra kshu. Kam qenë e vogël kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze. Ishte një moment që po shikoja veten time në verë dhe thashë që do ishte më mirë ta shikoja veten me golfin deri tek hunda”- është shprehur moderatorja sportive në “Wake Up”.

Pak kohë më parë Viola Spiro ishte në qendër të vëmendjes, pas lidhjes me të dashurin e saj trafikant, me të cilin duket se i ka dhënë fund lidhjes. Historia e tyre është komentuar në media pasi i dashuri i saj, Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2017 nga policia holandeze, pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku qëndroi rreth 20 javë, u la në gjendje të lirë në fillim të muajit prill. Ata e rifilluan lidhjen me kthimin e tij, madje janë fotografuar edhe duke festuar kthimin e tij në Tiranë. Jeta e tyre ishte e mbushur me makina dhe pushime luksoze. E pas gjithë problemeve që kaluan mendohej se çdo gjë mes tyre ishte zyrtare, por gjërat mes tyre kanë marrë fund, dhe Viola Spiro e bëri të qartë këtë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz i dashuri i viola spiros jetë luksi moderatorja sportive vajza seksi viola spiro i dashuri i viola spiros jetë luksi moderatorja sportive vajza seksi viola spiro

Sondazh

Poll