Aktualitet

Aksidenti pranë Shkëmbit të Kavajës/ 31-vjeçarja del nga rreziku për jetën, zbardhet dëshmia: Shoku im përfundoi nën mjetin lundrues

Ajo ka treguar se pasi kishin marrë motorin e ujit me qera, ata ishin pajisur gjithashtu me jelekët e shpëtimit por jo me skafandra.

3 Qershor 2025, 11:45 Nga r.ll
Aksidenti pranë Shkëmbit të Kavajës/ 31-vjeçarja del
pamje nga aksidenti

DURRËS- 31-vjeçarja e plagosur në aksidentin tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës ka dalë nga rreziku për jetën. Vera Ruani me shtetësi angleze ishte në mjetin lundrues me 34-vjeçarin, Silvester Dheug, kur kanë humbur kontrollin e mjetit lundrues dhe kanë rënë në ujë. 34-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. 

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e saj lidhur me ngjarjen e rëndë. Ajo ka treguar se pasi kishin marrë motorin e ujit me qera, ata ishin pajisur gjithashtu me jelekët e shpëtimit por jo me skafandra. Më tej ka rrëfyer se sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, rreth 150 m larg bregut, pranë Shkëmbit të Kavajës, drejtuesi Dheug, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe, ka tentuar një manovër rrethore e cila ka bërë të përfundojnë në ujë.

Vajza ka treguar se pas manovrës ajo është shkëputur nga mjeti, kurse shoku i saj ka ngelur nën mjet dhe dyshohet se është asfiksuar. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 11:15, kur shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë njoftuar për incidentin dhe kanë reaguar menjëherë duke shkuar me mjet lundrues për të dhënë ndihmën e parë. 

aksident te shkembi i kavajes silvester dheug

Sondazh

Poll