Aktualitet

Goditja e grupit kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve zhvillohej në 5 qytete, shtrihej deri në Kosovë! Ja çfarë u sekuestrua

Përveç katër të arrestuarve të cilët cilësohen si persona më rrezikshmëri të lartë është proceduar dhe një 51-vjeçar në Fier.

3 Qershor 2025, 10:18 Nga r.ll
Goditja e grupit kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe
pamje nga konferenca

FIER- Prokuroria dhe Policia e Fierit në konferencën e sotme për mediat kanë dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar "Procedimi". Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj është shprehur se aktiviteti i grupit kriminal të goditur zhvillohej në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër, Kukës dhe në disa raste armët siguroheshin edhe në Kosovë. Më pas kalonin ilegalisht në doganën e Morinës për tu shitur në vendin tonë.  

 

Ky grup kriminal bëhet me dije se merrej gjithashtu edhe me shitjen e lëndës narkotike, kanabis. Gjithashtu Hitaj njoftoi se gjatë operacioniut u ushtruan 8 kontrolle banesash, 3 kontrolle automjetesh, u sekuestruan 4000 bimë narkotike, 2000 në parcelë dhe 2000 në shtëpi, u sekuestruan 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5000 fara kanabis, 2 radio policie, 2 uniforma policie, 2 maska , 3 automjete dhe 10 celularë.

Përveç katër të arrestuarve të cilët cilësohen si persona më rrezikshmëri të lartë është proceduar dhe një 51-vjeçar në Fier. Sipas informacioneve kreu i grupit kriminal organizonte kultivimin dhe shitjen e kanabisit. Hetimet e operacionit vijojnë dhe po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj: Nga rezultatet e operacionit të koduar ‘Procedimi’ është finalizimi i një procedimi penal me metoda të hetimit. Procedimi u nis nga sektori i narkotikëve dhe siç u bë publik dhe më parë, DVP Fier ka vazhduar përpjekjet për hetimin dhe sektori i narkotikëve siguroi informacion përmes metodave speciale.

Disa shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin mbanin dhe trafikonin armë zjarri. Aktiviteti zhvillohej në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër dhe Kukës dhe në disa raste armët siguroheshin nga Kosova në kalimin ilegal përmes Morinës. Ky grup merrej me shitjen e kanabis. Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 3 kontrolle automjetesh dhe u sekuestran 4000 bimë narkotike, 2000 në parcelë dhe 2000 në shtëpi, u sekuestruar 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 5000 fara kanabis, 2 radio policie, 2 uniforma policie, 2 maska , 3 automjete dhe 10 celularë. Në banesën e shtetasit me iniciale N.O. në Durrës u gjet një armë zjarri ku gjatë kontrollit ky shtetas tentoi të hidhte armën.

U ndaluan 4 shtetas me inciale B.B. 48 vjeç i dënuar më parë me 30 vite burg në Itali, N.O  banues në Durrës, Q.SH banues në Lushnje dhe shtetasi B. B banues në Divjakë. Është hetuar në gjendje të lirë dhe një 51 vjeçar në Fier. Kryetai i grupit B. B organizonte kultivimin dhe shitjen e kanabisit. Hetimet vijojnë për kapjen e shtetasve të tjerë.

policia e fierit operacioni procedimi

Sondazh

Poll