Aktualitet

Iu gjetën drogë në banesë/ Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi, sekuestrohen 5 pako me kanabis dhe 240 euro

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit raportohet se janë dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç.

3 Qershor 2025, 10:03 Nga N.F
Iu gjetën drogë në banesë/ Arrestohen dy të rinj
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit raportohet se janë dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Mudania në Chalkidiki, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të lëndës narkotike kanabis në total pesë pako. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar një peshore elektronik, 2 telefona celularë dhe 240 euro.

droge ne greqi arrestohen shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll