Aktualitet

Policia e Kosovës operacion antidrogë dhe kundër krimeve kibernetike në tre zona të vendit

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

3 Qershor 2025, 09:11 Nga N.F
Policia e Kosovës operacion antidrogë dhe kundër krimeve
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka nisur një operacion në tre rajone kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve kibernetike. Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka pohuar ai.

Kelani ka shtuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen me dije pas mbylljes së operacionit.

policia e kosoves

Sondazh

Poll