Aktualitet

Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike/ Goditet grupi kriminal në Fier, arrestohen 4 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Gjithashtu njoftohet se një ditë më parë janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina.

3 Qershor 2025, 10:05 Nga r.ll
Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike/ Goditet grupi
pamje nga konferenca

FIER- Prokuroria dhe Policia e Fierit kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë njoftuar zhvillimin e operacionit policor të koduar "Procedimi". Sipas kreut të Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafa është goditur një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike. 

 

Gjithashtu njoftohet se një ditë më parë janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina, ku si rezultat janë arrestuar katër persona më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.  Kryeprokurori shtoi po ashtu se Përveç Fierit e Lushnjes, grupi vepronte edhe në Durrës, Shkodër, Kukës madje edhe në Kosovë.

Kreu i prokurorisë së Fierit: Kemi dokumentuar trafikim armësh, prodhim e shitje narkotike, kultivim narkotikësh. Më 2.6.2025 janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina. Arrestohen katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por vijon puna për kapjen dhe vënin para përgjegjësisë për bashkëpunëtorët e tyre. Po ndjekim 204 procedime penale.

policia e fierit

Sondazh

Poll