Aktualitet

Matura Shtetërore, mbi 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj

Maturantët duhet të paraqiten në orën 08:30 ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Theksohet se maturantët nuk mund të dalin nga provimi para kësaj ore.

3 Qershor 2025, 08:00 Nga r.ll
Matura Shtetërore, mbi 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Provimi i parë që do të testohen rreth 27 mijë maturantë në vend është ai i Gjuhës së Huaj.

Maturantët duhet të paraqiten në orën 08:30 ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Theksohet se maturantët nuk mund të dalin nga provimi para kësaj ore.

Më poshtë janë të listuara dhe rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore.

Rregullat Matura Shtetërore 2025:

Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës

Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Çfarë duhet të keni me vete:

Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).
2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.
Veshje e rregullt

Uniforma e shkollës.

Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse
Shishe me ujë.

Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi

Ndalohen rreptësisht:

Telefonat

Ora smart

Rregulla gjatë provimit:

Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.

Nuk lejohet largimi para 12:30.

Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit

matura shteterore 2025

Sondazh

Poll