Politike

Tarifat doganore të Trump/ Eksportet shqiptare drejt SHBA-së kapin 7 miliardë lekë, 3% e lëndëve për përpunimin e hekurit nga Shqipëria

Sipas artikullit, importet më të mëdha të SHBA-së nga shumë vende janë nafta dhe gazi, elektronika, makinat dhe produktet farmaceutike. 

2 Qershor 2025, 18:43 Nga E. D
Tarifat doganore të Trump/ Eksportet shqiptare drejt SHBA-së kapin 7
Donald Trump

SHBA- Tarifat e herëpashershme të Presidentit amerikan Donald Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara dhe nuk është gjithmonë e qartë se cilat mallra do të preken më shumë në çdo vend të caktuar. Sipas artikullit, importet më të mëdha të SHBA-së nga shumë vende janë nafta dhe gazi, elektronika, makinat dhe produktet farmaceutike. 

"New York Times" ka renditur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë. Sipas gazetës amrikane janë 140 vende, ku tarifat e herëpashershme të presidentit Trump krijojnë pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara. Në listë renditet edhe Shqipëria, e cila e furnizon me 3% të materialeve për përpunimin e hekurit.

New York Times shkruan gjithashtu se eksportet më të mëdha të Kinës në SHBA sipas vlerës në dollarë janë pajisjet elektronike. Por SHBA-të importojnë gjithashtu sasi të mëdha të pajisjeve elektronike nga vende të tjera. Megjithatë, gati 100 përqind e karrocave të importuara për fëmijë vijnë nga Kina. Ndërkohë, Zvicra është përgjegjëse për pothuajse të gjitha orët e importuara nga Amerika prej metali të çmuar.

Etiopia, nga ana tjetër, i dërgon SHBA-së rreth 2 përqind të rrobave të thurura të importuara për foshnje, por kjo është një pjesë më e madhe se çdo artikull tjetër që eksporton në SHBA. Tabela më poshtë tregon artikullin në të cilin SHBA-të mbështeten më shumë nga secili prej 140 partnerëve tregtarë.

Tarifat doganore të Trump/ Eksportet shqiptare drejt SHBA-së kapin 7

donald trump tarifa

Sondazh

Poll