Politike

"Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë!" Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes së FA-ve, Vengu: Përgjigje ndaj sfidave të reja të sigurisë

Vengu tha se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare, duke risjellë në kujtesë sulmet kibernetike të vitit 2022 që goditën institucionet shqiptare.

2 Qershor 2025, 17:37 Nga M.B
"Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë!" Krijohet Komanda
Foto nga ceremonia

TIRANA- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpallur krijimin e Komandës Kibernetike dhe Ndërlidhjes si një moment historik për mbrojtjen e Shqipërisë në epokën dixhitale. Kjo u bë me dije gjatë një ceremonie ku morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Vengu tha se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare, duke risjellë në kujtesë sulmet kibernetike të vitit 2022 që goditën institucionet shqiptare. Ai e ka cilësuar komandën si një strukturë që i përgjigjet me vendosmëri sfidave të reja të sigurisë.

Ai bëri të ditur se themelimi i kësaj komande është rezultat i një procesi 5-vjeçar, i mbështetur fort nga aleatët strategjikë të Shqipërisë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, kjo iniciativë forcon pozicionin e Shqipërisë në arkitekturën rajonale të sigurisë, veçanërisht në kuadër të aleancës së NATO-s dhe përballë sfidave që sjell zhvillimi teknologjik.

“Në një botë dixhitale, mbrojtja e hapësirës kibernetike është po aq e rëndësishme sa mbrojtja e integritetit territorial të vendit. Komanda e re vjen me një qasje bashkëkohore dhe dinamike, por edhe me një trashëgimi të vlefshme, pasi elementët e parë ndërlidhës në Forcat e Armatosura janë themeluar që në vitin 1931", tha Vengu.

pirro vengu

Sondazh

Poll