Politike

‘A ju zë gjumi me gjithë skeletet që keni në dollap?’, Ja si përgjigjet Sali Berisha: Ëndrrat i shoh ditën…

23 Janar 2020, 21:39 Nga DOSJA
‘A ju zë gjumi me gjithë skeletet që keni në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me jetën e tij tani që është larguar nga detyra e kreut të qeverisë.

Berisha tha në “Opinion” se tanimë e kalonte kohën duke lexuar libra pasi flinte tepër vonë, por nuk ka kaluar pa u ‘ngacmuar’ nga analisti Lorenc Vangjeli.

PJESË NGA EMISIONI:

Blendi Fevziu: Keni përdorur ndonjëherë lëndë narkotike zoti Berisha?

Sali Berisha: E vërteta, është kokaina ime. Pasioni im për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua nga mëngjesi deri në darkë.

Blendi Fevziu: Asnjëherë nuk keni marrë simulant?

Sali Berisha: Kurrë, kurrë. Unë nuk marr asnjë në mënyrë të prerë as mjete gjumi ose qetësues.

Lorenc Vangjeli: E tmerrshme, pas 30 vitesh në politikë, ju arrini të flini i qetë.

Sali Berisha: Pse nuk marr? Përdor meditim pozitiv si kurën më të mirë dhe i’ua këshilloj të gjithëve. Ndodhe që s’më ndodh gjumi, për një arsye, kam temperaturë për një gjë tjetër. Lexoj, mund të shkoj ora 3 ose 4. Përveç se lexon çfarë do, të nesërme nuk ngrihesh hundë e buzë, ngrihesh i kënaqur.

Lorenc Vangjeli: A ju zë gjumi me gjithë ato skelete që keni në dollap?

Sali Berisha: Unë shoh vetëm ëndrra ditën dhe jo natën. Jo! Janë projekte. Jo për pushtetin jo. Merrem me ëndrrat e mia që kanë qënë projekte.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lorenc vangjeli sali berisha lorenc vangjeli sali berisha

Sondazh

Poll