Bota

Kur flemë, këto krijesa të vogla bëjnë një "festë" në fytyrat tona! Çfarë janë merimangat demodex?

Sipas Perottit, demodicidët janë më shpesh miq sesa armiq. Në këmbim të pastrimit të poreve tona, ne u ofrojmë atyre melatoninën tonë, një hormon të prodhuar në lëkurë që na bën të flemë, por për merimangat është një burim energjie jetësore.

2 Qershor 2025, 08:59 Nga N.F
Kur flemë, këto krijesa të vogla bëjnë një
Merimangat demodex

SHBA- Kur flemë natën, nuk jemi kurrë vetëm pasi dhjetëra merimanga të vogla me tetë këmbë dalin nga poret e lëkurës sonë për t'u "argëtuar". Ne nuk mund t'i shohim ose t'i ndiejmë këto krijesa nate të quajtura merimangat demodex, por ato janë të pranishme në të gjithë trupin tonë. Këta jovertebrorë të vegjël, të cilët janë rreth 0.15 deri në 0.4 milimetra të gjatë, jetojnë rreth pjesëve të jashtme të folikulave të flokëve dhe ushqehen me përmbajtjen e tyre vajore.

"Ndërsa ne flemë, ato dalin dhe janë shumë të lumtura, çiftëzohen, vizitojnë të afërmit, ecin mbi fytyrat tona.Sapo zgjohemi, ato kthehen në pore", tha Alejandra Perotti, profesoreshë e asociuar e biologjisë së jovertebrorëve në Universitetin e Reading në Angli.

Nëse po fillon të... frikësohesh, nuk duhet ta bësh. Sipas Perottit, demodicidët janë më shpesh miq sesa armiq. Në këmbim të pastrimit të poreve tona, ne u ofrojmë atyre melatoninën tonë, një hormon të prodhuar në lëkurë që na bën të flemë, por për merimangat është një burim energjie jetësore.

Fytyra jonë zakonisht ka deri në pesë marimanga për centimetër katror -megjithëse është e pamundur t'i shohësh ato pa mikroskop. Nëse sistemi ynë imunitar dobësohet, popullatat e tyre mund të rriten shumë, duke çuar në një sërë sëmundjesh të lëkurës dhe syve. Marimangat Demodex mund të shumohen brenda natës, duke shkaktuar një rritje të tepërt të quajtur demodikozë, sipas Dr. Richard Locksley, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko.

Individët me imunitet të kompromentuar, siç janë të moshuarit ose ata që i nënshtrohen kimioterapisë, janë më të prekshëm ndaj demodikozës dhe mund të përjetojnë një reaksion inflamator ndaj merimangave dhe baktereve që mund t'i kolonizojnë ato. Inflamacioni mund të shfaqet si rosacea, thatësi dhe lëkurë e thatë, veçanërisht në faqe, qepalla, ballë dhe palosje ku mund të grumbullohet sebum.

Një pastrim i rregullt i lëkurës para gjumit, për të hequr mbetjet dhe yndyrën e tepërt nga fytyra, zakonisht është i mjaftueshëm. Ndërkohë që gjumi i rregullt dhe i mjaftueshëm është gjithashtu i rëndësishëm për të parandaluar prodhimin e tepërt të sebumit, i cili është ushqim për marimangat.

Marimangat Demodex, të cilat janë vërejtur tek njerëzit për shekuj me radhë, besohet se transmetohen nga kontakti me nënat tona menjëherë pas lindjes. Megjithatë, Perotti dhe ekipi i saj kërkimor zbuluan në vitin 2022 se këto krijesa përfundimisht do të zhduken. Nuk dihet se kur do të zhduken, por Perotti beson se njerëzit ka të ngjarë të përshtaten dhe të kenë nevojë për më pak demodicide ndërsa zhduken.

merimangat demodex

Sondazh

Poll