Bota

Dy të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, një person humbi jetën në një bastisje të kryer nga armiku izraelit që kishte në shënjestër një motoçikletë në komunitetin Arnun, në rajonin Nabatia, rreth pesë kilometra larg kufirit.

2 Qershor 2025, 07:36 Nga N.F
Dy të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të
Foto ilustruese

LIBAN- Sulmet ajrore të nisura nga forcat e armatosura izraelite vranë dy persona në Libanin jugor të dielën. Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një anëtar të Hezbollahut, ndërsa vazhdon operacionet e saj pavarësisht se po zbatohet një marrëveshje armëpushimi me lëvizjen shiite të mbështetur nga Irani.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, një person humbi jetën në një bastisje të kryer nga armiku izraelit që kishte në shënjestër një motoçikletë në komunitetin Arnun, në rajonin Nabatia, rreth pesë kilometra larg kufirit.

Ai shtoi se një tjetër bastisje kishte në shënjestër një automjet dhe vrau një person të dytë në zonën Bind Jbeil dhe se një person i tretë u plagos në rrethana të ngjashme në Beit Leaf, jo shumë larg.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se goditi dhe eliminoi një terrorist që i përkiste një njësie antitank të Hezbollahut në zonën Arnun, në Libanin jugor. Pastaj, njoftoi se kishte shënjestruar një person përgjegjës për "arsenalin e artilerisë së Hezbollahut" në zonën Aita al-Shaab, pranë fshatit Debl.

Ushtria izraelite vazhdon të nisë sulme të shpeshta, pothuajse gjithmonë nga ajri, në Libanin jugor, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës së hapur me Hezbollahun më 27 nëntor për dy muaj, pas rreth një viti armiqësish. Për më tepër, forcat e saj vazhdojnë të zënë pesë pika me rëndësi "strategjike" në territorin libanez.

liban

Sondazh

Poll