Bota

E rëndë në Rusi/ Dy të mitura rrëzojnë një mur në një shtëpi të braktisur, çatia shembet mbi ta, dalin pamjet e momentit tragjik

Pas aksidentit, autoritetet lokale po kryejnë hetime mbi rrethanat në të cilat dy të miturit hynë në ndërtesë dhe pse nuk ishin marrë masa për të ndaluar hyrjen.

2 Qershor 2025, 07:29 Nga r.ll
E rëndë në Rusi/ Dy të mitura rrëzojnë një
foto ilustruese

RUSI- Një aksident i tmerrshëm në të cilin humbën jetën dy vajza të mitura ndodhi në fshatin Terpilichi në rajonin e Leningradit në Rusi, kur ato u shtypën nga çatia e një shtëpie të braktisur.

Sipas informacioneve nga mediat ruse, dy të miturat po shembnin muret brenda një ndërtese të vjetër kur ndodhi aksidenti. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon dy vajzat duke u përpjekur të shembin një mur duke e goditur atë vazhdimisht me gurë.

Në një moment, muri shembet, duke bërë që çatia të rrëzohet mbi dy vajzat dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre. Pas aksidentit, autoritetet lokale po kryejnë hetime mbi rrethanat në të cilat dy të miturit hynë në ndërtesë dhe pse nuk ishin marrë masa për të ndaluar hyrjen.

aksident ne rusi

Sondazh

Poll